Ceremoni e veçantë hatmeje për nxënësit e fshatrave Bresanë dhe Kuklibeg

Opoja.net Opoja.net Opoja

Bresanë, 18 maj 2025 — Një atmosferë shpirtërore dhe festive mbizotëroi sot në fshatin Bresanë, ku u organizua ceremonia e përfundimit të hatmës për nxënësit e fshatrave Bresanë dhe Kuklibeg. Kjo ngjarje e veçantë u mbajt nën përkujdesjen e imamit të xhamisë së fshatit, Hoxhë Xhevat Fetahu, i cili për më shumë se 18 vite ka dhënë kontribut të vazhdueshëm dhe vullnetar në edukimin fetar të fëmijëve të kësaj ane.

Ceremonia mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve fetare nga niveli komunal dhe republikan, Medresenë e Prizrenit, imamë nga xhamitë përreth, veteranë dhe arsimtarë, si dhe qytetarë dhe familjarë të nxënësve.

Atmosfera u përcoll me emocione të veçanta dhe fjalime frymëzuese, duke e kthyer këtë ditë në një kujtim të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit. Në fund të aktivitetit, nxënësit u nderuan me mirënjohje, dhurata financiare dhe pako simbolike të shpërndara nga Shoqata humanitare “Bereqeti”.

Kjo ceremoni dëshmon përkushtimin e komunitetit lokal ndaj edukimit fetar dhe ruajtjes së vlerave shpirtërore ndër breza.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-