Nesër në bjeshkën e Zaplluxhës – “Festa e Bjeshkës 2025”

Senat Trupaj Senat Trupaj Opoja

Nesër, bjeshka e Zaplluxhës do të gumëzhijë nga ritmi i lodrave, çiftelive dhe valleve tradicionale!

“Festa e Bjeshkës 2025” sjell një ditë të paharruar ku tradita, kënga dhe vallja bashkojnë zemrat e opojarëve.

Çfarë do të shohim në këtë manifestim:

  • Këngë e kërcime popullore nga grupet e vajzave dhe burrave
  • Instrumentale me lodra dhe cyla
  • Vallje të dasmës opojare dhe simbolika e marrjes së nuses
  • Kolloqja e tre valleve përcjellëse
  • Vallja e Rugovës, vallet çift dhe përformanca unike nga të rinjtë
  • Koktej rasti në fund të ngjarjes

✨ Një ditë e veçantë për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë tonë kulturore. Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj feste që i jep zë dhe ngjyrë Opojës!

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-