Kabinet i ri i Infermierisë në SHML “Ruzhdi Berisha” – Investim për të ardhmen e nxënësve

Senat Trupaj Senat Trupaj Opoja

Shkolla e Mesme e Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash është bërë me kabinet të ri të infermierisë, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të mësimit praktik për nxënësit.

Lidhur me këtë, kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, tha si më poshtë:

“Sot pata kënaqësinë që, së bashku me nënkryetarin nga radhët e komuniteteve, z. Fejsal Halilović, shefin e Zyrës për Komunitete, z. Uzair Hamza, përfaqësues të organizatës partnere IOM dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit, të vizitojmë kabinetin e ri të Infermierisë në Shkollën e Mesme të Lartë ‘Ruzhdi Berisha’ në Dragash.”

Ky projekt është pjesë e programit “Stabilizimi i Komunitetit”, i financuar nga Zyra Evropiane dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim, dhe i implementuar nga IOM në bashkëpunim me Zyrën për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Dragashit.

Kabineti është pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për zhvillimin e aftësive praktike, me vlerë prej 12,000 euro, ndërsa Komuna ka ndarë edhe 6,000 euro shtesë për rinovimin e hapësirës, përfshirë pllakat e keramikës, gëlqerosjen, ujësjellësin, kanalizimin dhe ndriçimin.

Ky investim është një kontribut konkret për rritjen e cilësisë së arsimit profesional në komunën tonë.

 

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-