Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bresanë të Dragashit, ku një banor 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti teksa po punonte me traktor në zonën malore të fshatit. Viktima u dërgua fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresanë dhe më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
Më poshtë mund të lexoni deklaratën zyrtare të plotë të dhënë nga zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi:
Deklarata zyrtare:
“Sot, më 18 korrik 2025, rreth orës 09:50, Policia është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresanë, Dragash se një person mashkull, D.A. (40 vjeç), është sjellë në qendër nga vëllai i tij me lëndime të rënda trupore. Pas ofrimit të ndihmës së parë, ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas, për shkak të lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë,” njoftoi për TV Prizreni zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sipas informatave fillestare, viktima ishte duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit Bresanë, Dragash në momentin e incidentit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Policia ka reaguar menjëherë, ka dalë në vendin e ngjarjes, ka siguruar zonën dhe ka njoftuar njësitet përkatëse hetimore. Në vendngjarje është angazhuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë,” ka njoftuar zëdhënësi Bytyqi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.