Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Afaristëve “SHARRI”. Gjatë takimit, ai i ka falënderuar për vizitën dhe urimet, duke vlerësuar lart bashkëpunimin e deritashëm me komunitetin afarist të komunës.
Kryetari Xheladini theksoi se sektori privat mbetet një partner kyç në zhvillimin ekonomik të Dragashit dhe në krijimin e mundësive të reja për qytetarët. Ai ritheksoi përkushtimin për ta forcuar edhe më tej bashkëpunimin me bizneset lokale, duke mbështetur çdo iniciativë që kontribuon në zhvillim të qëndrueshëm, rritje të investimeve dhe përmirësim të kushteve për afaristët e zonës.
Përfaqësuesit e Shoqatës “SHARRI” shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të kontribuar në projektet që i shërbejnë interesit të përbashkët të komunitetit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

