Në Opojë është themeluar Shoqëria Kulturore Artistike “Hareja”, një iniciativë e re që synon të ruajë dhe promovojë vlerat kulturore, traditat dhe shpirtin artistik të trevës sonë.
Në mbledhjen themeluese, me përkrahjen e të rinjve dhe dashamirëve të kulturës, kryetar i kësaj shoqërie u zgjodh z. Senat Trupaj.
SHKA “Hareja” pritet të sjellë aktivitete të ndryshme kulturore, duke bashkuar të rinjtë rreth artit, muzikës dhe trashëgimisë sonë, si dhe duke përfaqësuar denjësisht Opojën në ngjarje të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Ky është një hap i rëndësishëm për gjallërimin e jetës kulturore dhe për forcimin e identitetit tonë lokal.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

