Fitore e rëndësishme për Opojën – mposht KF Runikun 2-0 në Prekaz

Opoja.net Opoja.net Opoja Sport

Skuadra e Opojës ka arritur një fitore shumë të vlefshme në transfertë, duke triumfuar me rezultat 2-0 ndaj KF Runikut në ndeshjen e zhvilluar në Prekaz.

Goli i parë erdhi në fund të pjesës së parë, kur në minutën 45+1 realizoi Yzer Hajdari, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij dhe një avantazh të rëndësishëm para pushimit.

Në pjesën e dytë, Opoja vazhdoi me lojë të disiplinuar dhe efikase, ndërsa në minutën e 81-të Ilir Sallahi vulosi fitoren me golin e dytë, duke siguruar tre pikë të plota për skuadrën mysafire.

Kjo fitore në transfertë konsiderohet shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit, duke rritur motivimin e ekipit për të vazhduar serinë pozitive.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-