Të hënën bllokohet rruga Opojë–Prizren në zonën e Cylenit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Sipas një njoftimi zyrtar, më 25 maj 2026 (e hënë), nga ora 14:00 deri në ora 17:00, do të realizohet një minim i kontrolluar në fshatin Jabllanicë, në zonën e njohur si Cyleni, përgjatë rrugës Opojë–Prizren.

Punimet po kryhen në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës Prizren – kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), ndërsa gjatë kësaj kohe pritet bllokim i përkohshëm i qarkullimit.

Qëllimi i minimit është thyerja e shkëmbinjve për hapjen e aksit rrugor më të gjerë.

Autoritetet dhe kompanitë përgjegjëse kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe rekomandohet që drejtuesit e automjeteve të planifikojnë lëvizjet me kohë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-