Në Dragash një fëmijë 15 vjeçar gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Opoja.net Opoja.net Opoja

Prizren, 22 qershor 2026

Gjithnjë e më shpesh kemi raste kur qytetarët gjejnë sende të humbura – më së shpeshti para – në rrugë dhe i dorëzojnë në polici. Ky është një shembull i mirë për t’u ndjekur nga të gjithë.
Një rast i tillë ndodhi më 18.06.2026, rreth orës 19:00, kur një fëmijë 15-vjeçar, duke lëvizur me biçikletë në rrugën Dragash–Brod, afër fshatit Kukajan, gjeti një kuletë me dokumente dhe para në vlerë prej 153 euro. Ai menjëherë e dorëzoi kuletën në Stacionin Policor Dragash, ku pas identifikimit të pronarit përmes dokumenteve, ky i fundit u kontaktua me telefon.
Më 19.06.2026, rreth orës 10:00, personi që kishte humbur kuletën u paraqit në stacionin policor dhe mori sendet e tij, duke shprehur falënderim për gjestin e fëmijës si dhe për angazhimin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës vlerëson lartë këtë veprim, i cili dëshmon ndershmëri, përgjegjësi dhe bashkëpunim qytetar me institucionet e rendit.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-