Arrestohen dy persona në Dragash për vjedhje të rëndë – sekuestrohen automjeti dhe mjetet e vjedhjes

Opoja.net Opoja.net Opoja

Dy persona janë arrestuar në Dragash nën dyshimin për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë.

Sipas raportit shtesë të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 4 gusht, rreth orës 21:00, ndërsa të dyshuarit janë dy meshkuj kosovarë.

Gjatë veprimeve policore, nga të dyshuarit janë sekuestruar mjete pune që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjes, si dhe një veturë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-