Dy persona janë arrestuar në Dragash nën dyshimin për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë.
Sipas raportit shtesë të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 4 gusht, rreth orës 21:00, ndërsa të dyshuarit janë dy meshkuj kosovarë.
Gjatë veprimeve policore, nga të dyshuarit janë sekuestruar mjete pune që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjes, si dhe një veturë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

