A është vështirë të jesh njeri i mirë?

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Gjithmonë më shkon në mendje filmi boshnjak “Tesko je biti FIN” (“Vështirë është të jesh i mirë) dhe në kohën e sotme ndonjëherë tjerët të çojnë të mos bëhesh i mirë dhe i kulturuar. Duan që me çdo kush të biesh në nivelin e sjelljes së tyre. Besimtari mysliman, pa marrë parasysh rrethanat, shoqërinë, punën duhet të jetë ashtu siç e ka edhe ermin e tij, emër që e ka para se prindërit t’ia vendojnë emrin tjetër, ai emër është MUSLIMAN. Ndërsa mysliman është ai i cili i është nënshtruar Zotit në të gjitha sferat e jetës, ndërsa ai që i është nënshtruar Allahut, do të duhej të sillet në harmoni me emrin që e mban.

Andaj Bilalli r.a, myezini i të Dërguarit të Allahut, kur u bë mysliman tha: “Unë kam lindur dy herë, kur më lindi nëna ime dhe kur u bëna MUSLIMAN.” Nderë i madh! Sot jemi 1.57 miliard në të gjithë botën, falënderimet i takojnë Allahut. Pikërisht kjo forcë do të duhej të jetë udhëheqja moralo-edukative, sepse kemi pasur dhe kemi mësuesin më të mirë, të Dërguarin e Allahut, Muhamedin a.s

Koha e tij nuk ishte më e mirë se koha në të cilën jetojmë ne, gjithçka ishte sikur sot: Përdorimi i alkoolit, zinaja, kamat, plaçkitje, vrasje, sulme të ndryshme ndaj fesë, nderi dhe dinjiteti, ryshfeti dhe korrupsioni, shtypja e të dobëtëve dhe gjëra tjera. Mirëpo, përsëri, në atë shoqëri, ai mbeti i qetë, nuk u lëshua, por ishte dhe mbeti i MIRË dhe për këtë shkak ai është shembulli ynë. Në të njëjtën mënyrë, ai edukoi familjen dhe shokët e tij, sahabët.
Mënyra më e mirë që islami të paraqitet në shkëlqimin e tij të vërtetë, është sjellja e mirë apo ahlaku. Pa marrë parasysh se si e kanë edukuar prindërit apo rruga, islami është në gjendje që atë edukim ta ndryshoj që nga rrënja në aspektin pozitiv.

Se nuk është rëndë të jesh i mirë, na tregojnë hadithet e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s dhe këshillat e arta të tij si dhe shembujt praktik për përkryerjen e moralit dhe sjelljes. Nëse i kuptojmë sinqerisht dhe i pranojmë me gjithë zemër, do ta shohim se nuk është vështirë të jesh i MIRË.

Transmetohet nga Ebu Derda r.a se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Nuk ka diçka që do të rëndojë më shumë në Ditën e Gjykimit, sesa ahlaku i bukur…” (Tirmidhiu, hadithi është sahih).

Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejre r.a se i Dërguari i Allahut s.a.v.s është pyetur se çka është ajo që njerëzit do t’i shtyjë më shumë në xhenet, andaj tha: “Devotshmëria dhe ahlaku i mirë.” Ndërsa u pyet se çka i shtynë njerëzit më shumë në xhehenem, u përgjigj: “Gjuha dhe organet gjenitale.” (Tirmidhiu, hadithi është sahih).

Transmetohet nga Aisheja r.a se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Besimtari me sjelljen e mirë të tij do të arrij shkallën e agjëruesit dhe atij që fal namaz nate.” (Buhariu).

Amr ibn El-As thotë: I Dërguari i Allahut s.a.v.s edhe me njerëzit më të këqij bisedonte i kthyer me fytyrë nga ato. Kthente fytyrën nga unë dhe fliste me mua ashtu sikur unë jam sahabiu më i mirë.” (Tirmidhiu).

Transmeton Enes ibn Maliku r.a: “I Dërguari i Allahut s.a.v.s nuk ishte i pamoralshëm, as i ndyrë e as që bërtiste nëpër rrugë dhe tregje. Të keqen nuk e ka kthyer me të keqe, por ai falte dhe ishte bujarë.” (Tirmidhiu).

Aisheja r.a thotë se: “I Dërguari i Allahut s.a.v.s askënd nuk e ka goditur me shuplakë, as shërbëtorët as gratë, përveç se kur luftonte në Rrugën e Allahut. (Tirmidhiu).

Enes ibn Maliku r.a tregon: “I kam shërbyer të Dërguarit të Allahut s.a.v.s dhjet vjet dhe asnjëherë nuk më ka thënë: “Uh” e as nuk më ka thënë: “Pse e bërë këtë?”, e as që më ka thënë “Pse nuk e bërë këtë?” I Dërguari i Allahut ishte njeriu me moralin më të mirë.” (Tirmidhiu).

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-