A do t’u mundësohet qytetarëve t’i tërheqin sërish kursimet pensionale?

Opoja.net Opoja.net Kosova

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës i është përgjigjur zërave për një mundësi tjetër të tërheqjes së kursimeve pensionale nga qytetarët, në kohën kur këtatë fundit po përballen me shtrenjtime të çmimeve në çdo sektorë.

Nga Trusti kanë bërë me dije për Front Online se deri më tani kjo çështje nuk është ngritur nga nivelet institucionale, por vetëm nga qytetarët dhe njohës të fushës së ekonomisë.

“Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës e ka për mandat t’i administrojë dhe menaxhojë kontributet pensionale të qytetarëve të Kosovës deri në pensionim. Kjo nënkupton zbatimin e legjislacionit në fuqi, i cili nxirret nga institucionet përgjegjëse të vendit. Pra ne mund të deklarohemi vetëm për çështje që bien në fushën e veprimit tonë institucional. Për më tepër, çështja e ngritur, siç thirreni edhe ju, është në nivel të vlerësimit individual dhe jo institucional”, thuhet në përgjigjen e Trustit për Front Online.

Front Online ka kërkuar përgjigje edhe nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave, por deri në publikimin e këtij shkrimi ata nuk janë përgjigjur.

Kohëve të fundit, njohës të fushës së ekonomisë kanë vlerësuar se për qytetarët do të ishte ndihmesë e madhe edhe një tërheqje nga Trusti.

Edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu së fundi ka kërkuar që të shihet mundësia edhe për një tërheqje nga Trusti./Front Online/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-