Opoja.net

A ka vend për Messin në PSG? Kështu përgjigjet Ramos

Ramos nuk e ka mohuar se do të dëshironte të luajë me Messin te PSG-ja.

Pas 16 sezoneve, Sergio Ramos nuk është më lojtar i Real Madridit.

Ai nuk arriti marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës dhe ashtu si shumë legjenda tjera, Reali në njëfarë mënyre e “poshtëroi” edhe kapitenin që i ka dhënë shumë klubit, duke e larguar atë.

Ramso u largua në drejtim të Paris Saint Germain, që ka disa prej më të mirëve dhe synon të marrë edhe të tjerë të mirë.

Në fakt, PSG synon të marrë më të mirin të të gjitha kohëve, Lionel Messin.

Në një intervistë dhënë për AS, ish-kapiteni i Real Madridit u pyet edhe nëse do të kishte dëshirë të ndajë gjithçka me Leon.

“Leo është një nga lojtarët më të mirë në botë. Por asgjë nuk varet nga unë. Mund t’ju them një mijë gjëra, por ato nuk do të kishin asnjë ndikim. Secili merr vendimet që duhet të marrë. Por më pëlqen të jem i rrethuar nga më të mirët dhe gjithmonë do të kishte një vend në ekipin tim edhe për të”, tha ai.

Messi vazhdon të jetë lojtar i lirë, pa ekip, pasi i ka skaduar kontrata me Barcelonën.

Barça po bën të pamundurën për të gjetur mënyrën dhe për ta mbajtur atë në Camp Nou, derisa në të njëjtën kohë, PSG-ja dhe Manchester City po mundohen të shfrytëzojnë këtë tollovi të krijuar në shtëpinë e Barcelonës, që ka probleme ekonomike.

FIFA konsideron sistem të ri futbolli si në kajde të basketbollit

Opoja.net

Mourinho instalon dron dhe ekran gjigant në qendrën stërvitore, ua tregon lojtarëve gabimet në kohë reale

Opoja.net

Çfarë i ka mbetur Messit të arrijë ende?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
 
NA NDIQENI
Send this to a friend