A u mposht coronavirusi në komunën e Dragashit?
Komuna e Dragashit, sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik nga data 13 shtator 2020, nuk ka marrë asnjë raportim për raste të reja pozitive me Covid19, raporton Televizioni Opoja.
Kanë kaluar dy javë nga rastet e fundit me Covid19 të cilat u raportuan në zonën e Dragashit, e nga ajo ditë gjendja në këtë komunë është stabilizuar.
Pas një muaji të rëndë që e kaloi e gjithë Kosova, e edhe komuna e Dragashit, duket se situata me Covid19 është stabilizuar në pergjithësi e në veqanti në komunën tonë, ku sipas kryetarit Shaban Shabani, gjendja është stabilizuar dhe se deri ne këto momente nuk ka ndonjë rast aktiv të infektuar me Covid-19.
Pavarësisht kësaj ai apelon te të gjithë qytetarët, që edhe pse gjendja është stabilizuar të ken kujdes të shtuar sepse virusi ende egziston në mesin tonë, andaj duhet të respektohen të gjitha rekomandimet e OBSH-së dhe IKSHPK-së.
Kujtojm se komuna jonë është nder komunat me raste të mëdha të vdekjeve krahasuar për numër të infektimeve, kjo si pasoj e fshehjes së simptomave nga ana e qytetarëve. Televizioni Opoja është e njoftuar se IKSHKP po i vazhdon testimet për rastet e dyshuara dhe se teoria se nuk bëhen testime në komunën tonë nuk qendron.
Poashtu kryetari Shabani falënderon qytetarët e komunës për respektimin e masave të ndërmarra nga institucionet shtetërore si dhe të gjitha ata të cilët kanë kontribuar për stabilizimin e gjendjes në Dragash.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.