Arno Gujon, një francez me nënshtetësi serbe, i cili njihet si drejtues i Shoqatës Humanitare ”Solidariteti për Kosovën”, kohë më parë ishte shpallur si i padëshiruar në Kosovë nga autoritetet e inteligjencës, për shkak të veprimtarive të tij të dyshimta, duke u cilësuar si rrezik për sigurinë e vendit.
Ditën e djeshme, Gujon ka njoftuar se është takuar në Beograd me të ashtuquajturin ”kryetar i Komunës së Gorës”, Neimom Sahtijarijem, për të folur rreth sigurimit të ndihmave gjatë dimrit për goranët. “Një takim me Neimom Sahtijarijem, presidentin e Komunës së Gorës në jugun e largët të Kosovës dhe Metohisë, me të cilin biseduam rreth ndihmave që do të vazhdojmë t’iu sigurojmë goranëve. Hapi i parë: blerja e drunjve për familjet e pambrotjura nga shoqëria në atë komunë”, ka shkruar Arno Gujon në faqen e tij në Facebook.
Agjenti i dyshuar ndryshe prezantohet edhe si autor i librit ”Të gjitha rrugët çojnë në Serbi”./Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.