Opoja.net

Aksi rrugor Zhur-Dragash më në fund me tri korsi

Opoja
Aksi rrugor Zhur-Dragash më në fund me tri korsi

Autori: Muharrem Qafleshi

Përkundër ankesave të shumta, gjendja mbeti për dy dekadat e pasluftës e pandryshuar. Ish-zyrtarët lokalë arsyetoheshin se kjo nuk është në kompetencë të tyre, ndërsa ata të ministrisë nuk ishin angazhuar seriozisht për zgjidhjen e këtij problemi jetik për 45 mijë banorët e kësaj ane, por tani në mandatit e kryetarit të komunës Shaban Shabani, i cili u angazhua personalisht në qeverinë qendrore dhe ditë me parë filluan punimet për asfaltimin dhe zgjerimin edhe për një korsi të rrugës Zhur –Dragash, Tyrbe-Zapluxhe dhe Dragash – Brod.

Aksi rrugor Dragash-Zhur, rrugë kjo që e lidhë komunën e Dragashit me botën, ishin burim rreziku për të gjithë ata që ia mësynin Prizrenit dhe anasjelltas. Ç’është e vërteta, gropat e shumta dhe të thella të kësaj rruge, disa herë janë mbushur me asfalt, por sa vlen kjo, kur pas disa muajsh janë kthyer prapë në gjendjen e mëparshme. Por edhe urat, njëra afër fshatit Buqe, kurse tjetra afër Breznës, për vite me radhë ishin gati të rrënuara, por ato para disa viteve u rehabilituan dhe u sanua rreziku i ndonjë tragjedi.
Po ashtu kryetari Shabani, ka siguruar në qeverinë qendrore edhe 550.000 euro për rregullimin e qendrës komunale e cila do të këtë një pamje krejt ndryshe.
Kështu deri sa kryetaret e mëparshëm ishin të angazhuar të punësoni familjar, të afërm e miq, dhe të kaloni një pjesë të kohës nëpër gjykata për keqpërdorime të postit zyrtar, ky kryetar punon për mirëqenien komunale dhe për qytetarin e kësaj komune.

Loading...

Mos i humb

Drejtori i Arsimit në Dragash Vloran Cenaj ka pritur sot në takim Igballe Potera – kryetare e Olimpiadës Speciale të Kosovës

Opoja.net

Kryetari Shabani, priti në takim z. Serdar Özaydın nga ambasada e Turqisë në Kosovë

Opoja.net

Kur do të ndërpritet mësimi paralel në shkollat e Gorës së Sharrit?

Opoja.net

Dhjetëra familje në Dragash janë mbështetur me pako ushqimore nga “Shoqëria e Bashkuar”

Opoja.net

Kampioni i tenderëve: Ish-kandidati i PDK-së fiton 21 tenderë në Dragash

Opoja.net

Aktivitetet për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurtit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net