Aksion i madh në bjeshkët e Sharrit, hyjnë nga Shqipëria për ta vjelë boronicën në Kosovë

Opoja.net Opoja.net Opoja

Nëse i frekuenton Bjeshkët e Sharrit thuajse në cdo cep mund të shohësh vetura me targa te Shëipërisë. Të gjitha këto po e frekuentojnë atë zonë për një mision të vecantë. Për t’i vjelur boronicat në bjeshëkt e Kosovës e për t’i shitur pastaj me një çmim jo fort të lirë në tregun e Shqipërisë. Asnjëri nga këta persona nuk kontrollohet nga autoritetet kosovare.

Duke filluar nga Restelica e deri tek pjesa që e ndanë Prizrenin me Ferizajn, m,und të shohësh nëpër bjeshkë vetura me tabela të Shqipërisë. Me shjetëra persona nga Shqipëria po i vjelin boronicat në bjeshkët Kosovës.

Për disa frekuentues kosovarë që e pëlejnë natyrë, kanë folur banorët e asaj ane. Një banore nga Opoja ka thënë se shpesh’herë kërcënohen nga këta persona që i vjelin boronicat. Madje sipas tyre në Dragash ka ndodhur edhe një therrje me thikë si dhe një rrahje në mes të banorëve të zonës ngase nuk i kanë lënë personat nga shqipëria që t’i vjelin boronicat në bjeshkët e Sharrit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-