Sot ujin e pijshëm përbën edhe rrezik për shëndetin e banorëve, ngase rezulton se uji është i ndotur në shumicën e fshatrave të Opojës, për shkak të amortizimeve në rrjet dhe bashkimit të ujërave të zeza me ujin e pijshëm.
Pastaj lumenjtë po ndotën për çdo ditë nga persona të pandërgjeshëm, të cilët për çdo ditë i hedhin pisllëqet shtëpiake në lumenjtë dhe vendet e gjelbëruara edhe pse hidrohigjena për çdo ditë mbledh bërllokun në çdo shtëpi.
Dikur në Opojë në çdo prockë e lumë ke mundur lirshëm ta pinë ujin ngase ishte i pastër si bora.
Ta ruajmë ambientin ku jetojmë e sidomos pastërtinë e lumenjve dhe gjelbërimit mos hidhni bërllok dhe mbeturina ose hidhni por në vendet e caktuara si kontejnerët që janë vendosur gjithë andej.
Shkruan: Muharrem Qafleshi
© Opoja.net. Të gjithë të drejtat e mbrojtura.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.