Amerikanët solidarizohen me komunitetin LGBT, stemën e re për Kupën e Botës e dizajnojnë me ngjyrat e ylberit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Drejtuesit e ekipit të futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një deklaratë ku thonë se kanë ndryshuar ngjyrat e stemës për të solidarizuar me komunitetin LGBT.

Siç raporton Daily Mail, vetë Kupa e Botës ka shumë polemika, para së gjithash, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut, veçanërisht për shkak të qëndrimit ndaj homoseksualizmit.

Këtë muaj, ambasadori i Katarit në Kupën e Botës i tha televizionit gjerman se “homoseksualiteti është një çrregullim mendor” dhe mbetet i paligjshëm në vendin mysliman.

Kështu në stemën e kombëtares u shfaqën vija në ngjyrë ylberi, në vend të së kuqes së mëparshme.

Kujtojmë se përzgjedhja e SHBA është e para që ka mbërritur në Katar për Kupën e Botës./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-