Ankohen për punimet – Komuna thotë se janë ngatërruar (Video)

Opoja.net Opoja.net Opoja

Përfaqësuesit e fshatit Kapre, në komunën e Dragashit, kanë ftuar ekipin tonë për t’i xhiruar punimet në shkollën e fshatit, për të cilat thonë se po bëhen shkel e shko.

Hakip Kryeziu thotë se izolimi i shkollës po bëhet sa për t’i marrë paratë, ndërkohë që rezultati i këtyre punimeve nuk do të ketë efekt fare. Edhe Hajredin Flugaj, i cili thotë se është anëtar i kryesisë së fshatit, ndan të njëjtin mendim me bashkëfshatarin e tij, duke i ftuar organet gjegjëse të Komunës që ta shikojnë se si po bëhen këto punë, siç thotë, pa kurrfarë standardi.

I kontaktuar nga redaksia jonë, Zyrtari i lartë për Ndërtimtari në Drejtorinë komunale të Urbanizmit, Sebahat Hasani, thotë se banorët e këtij lokaliteti e kanë ngatërruar projektin. Ata nuk po e kuptojnë se në shkollën e tyre, nuk po bëhet izolimi por drenazhimi.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-