Dy anëtarë të tifogrupit “Plisat” nga Prishtina janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, e cila dyshohet të ketë ndodhur pas përleshjes me tifozët italianë.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e tifogrupit prishtinas në Facebook, shkruan Demokracia.com.
Grupi i tifozëve kryeqytetas kanë njoftuar gjithashtu se pas arrestimit të anëtarëve janë larguar nga stadiumi para kohës.
“Të pamposhtur në tribuna. Plisat largohemi nga shkallët e “Air Albania”, pasi arrestohen dy anëtarët tonë. Fitore në Tiranë”, thuhet në njoftim.
Pak para nisjes së ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, në shkallët e stadiumit “Air Albania” në Tiranë kishte përleshjes mes tifozëve shqiptarë dhe atyre italianë, e ku raportohet se të përfshirë kanë qenë edhe tifozët “bardhekaltër” nga Prishtina.
Shqipëria pësoi 1:3 nga Italia në ndeshjen miqësore./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.