Policia e Kosovës në raportin e saj ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vërmicë i cili dyshohet se para tri ditësh ka hyr ilegalisht në Kosovë, shkruan PrizrenPress.
“Me 09.02.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti dyshohet se me datën e cekur kishte kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme edhe pse kishte ndalesë hyrje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.