Të gjithë kandidatët e PDK-së janë “nderuar” nga votuesit e Dragashit, të paktën me nga një votë. Kjo dëshmohet me listën që ka siguruar redaksia jonë, ku dëshmohet se, të paktën një votë e ka marrë secili kandidatë i PDK-së në këtë komunë të skajshme të Kosovës.
Ajo që të bën përshtypje, është fakti se kandidati nga kjo komunë, Ilir Kurtishi, ka marrë më shumë vota se kreu i partisë së tij, Kadri Veseli, gjë që nuk ndodhë shpesh.
Ndryshe, në zgjedhjet e së dielës, kjo parti ka rezultuar e dyta në këtë komunë, kundrejt LDK-së, e cila pas shumë vjetësh del në vendin e parë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.