Dita e parë e këtij viti, për pelegrinazhin e Haxhit në Mekë do të jetë dita e premte, 9 gusht.
Për myslimanët, Haxhi rikujton veprimet e Profetit Muhamed në “haxhin e tij të lamtumirës”, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Haxhi është një nga pesë shtyllat kryesore të besimit islam dhe është i detyrueshëm një herë në jetë për të gjithë myslimanët, të cilët kanë mundësi materiale për ta bërë një gjë të tillë.
Haxhi përfundon me festimin tre-ditor të Bajramit.
Në këtë drejtim, Al Jazeera, ka hedhur një vështrim në procesin hap pas hapi të udhëtimit gjashtë-ditor, në të cilin do të marrin pjesë pothuajse dy milionë myslimanë. /Telegrafi/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.