Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Babimoc të Obiliqit.
Sipas burime të Indeksonline, i dyshuari për vrasje është dorëzuar në Polici nga vet babai i tij.
Po ashtu, Indeksonline kupton se i dyshuari për vrasje me iniciale F.T i lindur me 1991 është nga fshati Kosavë e Komunës së Dragashit.
Babai e ka dorëzuar vetë djalin në polici, pasi ai është i dyshuar për vrasjen që ndodhi sot në Obiliq. Lajmi është bërë i ditur për Radio Sharrin nga burime të besueshme nga fshati Kosavë, komuna e Dragashit, ku janë të bindur se kjo vrasje mund të ketë ndodhur vetëm aksidentalisht dhe assesi nuk mund të jetë kryer me qëllim.
“Po, është e vërtetë se ky djalë është nga fshati Kosavë e Komunës së Dragashit. Por, jemi të sigurt se kjo vrasje mund të ketë qenë ndonjë aksident, sepse këtë djalë e njohim mirë dhe nuk është i këtyre punëve”, ka thënë ky burim, duke mos dashur të flasë më shumë.
Policia ka njoftuar se për vrasjen është njoftuar rreth orës 14:00, nga QKUK në Prishtinë. “Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe hetimore, për të sqaruar dhe ndriçuar rrethanat e kësaj ngjarjeje. Nga informacionet e para që kemi siguruar, është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimoc, komuna e Obiliqit, ku një person me inicialet F.T, i vitlindjes 1991, është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 35-vjeçarit”, ka njoftuar policia.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.