Babain ia vranë gjatë luftës, i biri vendos të punojë në një vend ku nuk shiten produktet serbe

Opoja.net Opoja.net Opoja

Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj , sot ka vizituar fshatin Krushë.

Ky fshat ishte njëri ndër më të dëmtuarit dhe me shumë të vrarë, ndërsa Piraj takoi birin e një shoku të tij të ngusht, Arif Shehu, që u vra gjatë luftës, shkruan Jepi zë.

Ai sot takoi Leart Shehun, birin e shokut të tij, i cili kishte vendosur të lunojë në një restauran pa produkte serbe.

Postimi i plotë:

E kam pas një shok të ngusht shumë, kemi qenë shok klase në gjimnazin e Prizrenit.
Ai ka qenë Arif Shehu!
Në vitin 1984, Arifi na ftoj ta vizitojmë Krushën e Vogël, disa shok të klasës shkuam.
Nëna e Arifit na priti shumë ngrohtë, na shtroj fli për drekë me tërë të mirat. U kënaqëm shumë. Shoqëria e jonë vazhdoj.
Por Arifin e vranë serbët e Krushës Vogël dhe na ndërprenë shoqërinë tonë.
Kanë kaluar shumë vite që kur kaloja me kerr ka Krusha, në kujtim të shokut tim më rridhnin lotë.
Sot, derisa në Krushë po e vizitoja restorantin “GEG” për ta vendosur në listën e restoranteve me ZERO serbe, e takoj këtë djalosh!
Ky është Leart Shehu, djali i Arifit i cili punonte pikërisht në këtë restorant pa produkte serbe!
As vetë se di sa kujtime mi kthej ky takim.
Mu duk se për disa çaste Arifin e pata afër!
Eh Arif, qofsh në mes të xhenetit shoku im, se falë sakrificës dhe gjakut tuaj ne sot jemi të lirë!
E besën ta jap Arif, se kemi me punua shumë për këtë vend, me bo ashtu qysh ke dashtë ti!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-