Opoja.net

Bale e kërkon rikthimin te Real Madridi

Bale e kërkon rikthimin te Real Madridi

Gareth Bale raportohet se dëshiron të rikthehet te Real Madridi, pasi nuk është i lumtur te Tottenham Hotspuri.

Ylli uellsian është aktualisht në huazim te Spurs nga Los Blancos deri në fund të këtij edicioni.

Mirëpo, sipas asaj që raporton AS, 31-vjeçari ka kërkuar që huazimi i tij të ndërpritet në janar.

Mediumi spanjoll bën të ditur se Bale kërkon që kontrata e tij me Real Madridin të respektohet, pasi i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Uellsiani do të jetë i lirë në verë, e që madrilenët nuk duan të vazhdojnë më bashkëpunimin me të.

Kështu, Bale do të kërkojë një skuadër me ambicie më të mëdha, në mënyrë që të fitojë trofe, derisa karriera e tij po shkon drejt përfundimit. /Telegrafi

Pritjes i vjen fundi, Prishtina kampion i Kosovës

Opoja.net

Fansi shqiptar i Bayernit, Alabas: Mos shko në Real, më mirë eja me mua në baushtellë (VIDEO)

Opoja.net

Humb Man.United, Man.City shpallet kampion i Premier Ligës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net