Opoja.net

Bedri Halimi merr titullin “Ambasador për Paqe” nga FPU

Opoja

Ditë më parë Federata e Paqes Universale në Tiranë ka dekoruar me titullin “Ambasador për Paqe” zotërin Bedri Halimi.

Federata e Paqes Universale (FPU) është një rrjet global individësh dhe organizatash që i janë përkushtuar ndërtimit të një bote në paqe bazuar në vlera morale dhe shpirtërore universale.

Titulli Ambasador për Paqe u jepet atyre individëve jeta e te cilëve mishëron parimin e te jetuarit për hir te te tjerëve dhe qe i përkushtohen praktikave qe promovojnë vlera morale universale, familjen e forte e te qëndrueshme, bashkëpunimin ndërfetar dhe ndëretnik, harmoninë ndërkombëtare, rinovimin e Kombeve te Bashkuara, medien te përgjegjshme dhe vendosjen e një kulture te paqes. Duke kapërcyer kufijtë raciale, fetare, kombëtare dhe etnike ambasadoret për paqen kontribuojnë ne përmbushjen e shpresës se te gjitha kohërave – një bote e bashkuar ne paqe ku dimensionet fizike dhe shpirtërore te jetës janë ne harmoni.
Iniciativa e Ambasadorëve të Paqes e ka zanafillën në Janar të vitit 2001 dhe u pasuar nga një sere programesh edukimi dedikuar paqes e pajtimit në të gjithë botën. Deri tani në botë numërohen nje numer i konsiderueshem Ambasadorë të Paqes.
Ne Shqipëri dhe Kosovë janë emëruar disa Ambasadorë të Paqes të cilët përfaqësojnë elitën e shoqërisë shqiptare duke përfshirë këtu udhëheqës të sferës politike, akademike, fetare, shoqërisë civile etj.

Nër ta mund të përmendim:
Nga sfera politike – Presidentin Rexhep Meidani, Presidentin Alfred Moisiu, Presidentin Fatmir Sejdiu, Presidenten Atifete Jahjaga, deputetë dhe ish deputetë të Kuvendit të Shqipërisë si Gaqo Apostoli, Ardian Turku, Arben Malaj, Fatos Beja, Ferdinand Xhaferraj, Namik Dokle, Gazmend Oketa, Marko Bello, Rrahim Cota, Skender Gjinushi, Lush Perpali, Kastriot Islami, Albert Caci, Rajmonda Bulku, Fidel Ylli, Vasilika Hysi, Pellumb Xhufi, Paskal Milo, Aleksander Biberaj, Shaqir Vukaj, Vasilika Hysi, Shezai Rrokaj, Valentina Duka, Dashamir Shehi, Sali Shehu, Nora Malaj, Niko Faber, Shpëtim Idrizi, Musa Ulqini, Lazër Stani, Marieta Zaçe, Makbule Çeço, Nertitan Ceka, Eglantina Gjermeni, Lindita Nikolla, Gerti Bogdani, Myqerem Tafaj, Kreshnik Çipi, Fadil Nasufi, Xhevat Lloshi, Viktor Tusha etj.
Nga sfera akademike – Prof. Dr. Shezai Rrokaj, Prof. Dr. Jani Dode, Prof. Dr. Gjergj Mero, Prof Dr. Bilal Shkurtaj, Prof. Dr. Mahir Hoti, Prof. Dr. Arben Puto, Prof. Dr. Mernglen Verli, Prof. Dr. Valentina Duka, Prof. Dr. Sokol Axhemi, Prof. Dr. Luam Memushaj, Prof. Dr. Lisen Bashkurti, Dr. Rovena Vata, etj. /Tv Opoja/

Mos i humb

Nëntë kandidatë nga Opoja, prej tyre vetëm një grua! (Lista)

Opoja.net

Fillon ndryshimi i premtuar i qytezës së Dragashit!

Opoja.net

Vendet e Dragashit që do të mbeten pa rrymë

Opoja.net

Thellohet bashkëpunimi i shkollës “Fetah Sylejmani” të Dragashit dhe “Qazim Shehu” nga Shtiqëni i Kukësit

Opoja.net

Sot është mbajtur pjesa e dytë e afatit të dytë të Testit të Maturës në komunën e Dragashit

Kushtrim Guraj

Ramush Haradinaj vizitoi kompaninë “Meka” në Plavë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net