Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024 për disa qendra universitare.
Konkursi është i hapur për Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, dhe Republikën e Turqisë për Akademinë Ushtarake Tokësore dhe Akademinë ushtarake Mjekësore.
Aplikimet mund të bëhen nga data 1 qershor deri më 15 po të njëjtit muaj.
Ndërsa të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, nga mosha 18-22 vjeç.
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar formularin e aplikimit dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar, pa dallim etnie, që të aplikojnë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

