– Gjithmonë ji personaliteti më i mirë i mundshëm.
– Ji i këndshëm edhe kur je i lodhur.
– Ji i kuptueshëm edhe kur je i zemëruar.
– Dëgjoje me vëmendje bashkëbiseduesin kur flet dhe ndalo së menduari çfarë t’i kundër përgjigjesh.
– Tregoju miqve që i doni dhe i vlerësoni.
– Largohuni nga përditshmëria e juaj, vetëm e vetëm t’u bën të tjerëve ndonjë mirësi.
– Një gjë mos e bëni kurrë! Assesi mos harxho kohë t’ia dëshmosh dikujt mirësinë tënde, veprat tua flasin vetvetiu, prandaj mos e harxho kohën e kufizuar që e kemi në këtë botë.
“Kush sillet butë me robërit e Allahut, Allahut është í butë me te, kush i mëshiron Ai e mëshiron atë, kush u bën mirë Ai i bën mirë atij, kush është bujar me ata, Ai bëhet bujar me të, kush u bën dobi atyre Ai i bën dobi atij, kush ua fsheh atyre gabimet Ai ia fshehë atij, kush u ofron më të mirën që ka Ai i ofron më të mirën atij, kush sillet me njerëzit me një mënyrë Allahu do të sillet me te në dynja e ahiret me të njejtën mënyrë Allahu është për robin aq sa ai është për njerëzit tjerë.”
Përshtati: l.m.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.