Bëje të lumtur nënën tënde, të të lumturojë Allahu!

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Bamirësia ndaj nënës është një ndër shkaqet kryesore të mëshirës së Allahut!

Të gjithë e dimë se çfarë pozite zë nëna në fenë Islame. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem na këshillon se Xhenneti qëndron nën këmbët e nënës, domethënë duke i bërë nënës mirë, mund të fitohet falja e mëkateve dhe hyrja në kopshtet e Xhennetit në të cilat do të banojnë besimtarët përgjithmonë .

Në Kur’an në shumë vende porositet rëndësia e nënshtrimit ndaj prindërve, në veçanti ndaj nënës: Njeriun e kemi porositur të jetë i sjellshëm ndaj prindërve të vet. Nëna e mbart atë me mund dhe me mund e lind. Ai mbartet dhe ushqehet me gji për tridhjetë muaj dhe, kur arrin në moshën e burrërisë e i mbush dyzet vjet, ai thotë: “O Zoti im! Më frymëzo që të të falënderoj për begatitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur! Më dhuro pasardhës të mirë! Tek Ty kthehem i penduar dhe Ty të dorëzohem!”. [El Ahkaf, 15]

Nga ana tjetër, mosbindja ndaj nënës është një nga mëkatet më të rënda që dikush mund ta bëjë. Mëkat shkatërrues për të cilin arrihet më së shpejti ndëshkimi dhe zemërimi i Zotit në këtë botë dhe në botën tjetër.

Në këtë artikull do të përmendim disa porosi të bukura rreth rëndësisë së bamirësisë ndaj nënës si rrugë drejtë fatit në  të dy borërat.

“Në rast se e ke nënën gjallë, kushtoji vëmendje dhe përgëzoje. Betohem në emër të Allahut se nuk ka rrugë më të ndershme të afrimit ndaj Zotit se ta përgëzosh prindin, në veçanti nënën.”

Përgëzimi i nënës është një vepër madhështore e cila me ndihmën e Allahut do të ndihmojë të dallohesh nga të tjerët. Bëj vepra që i gëzojnë. Thirre në telefon, kur e di që zëri yt e gëzon jashtë mase nënën.

Tregohet që erdhi një njeri tek Ibën Abbasi dhe i tha që ka bërë ndonjë mëkat dhe e pyeti: ‘O kushëriri i Profetit, a mund të pendohem?’

Ibën Abbasi i përgjigjet: ‘A e ke nënën gjallë?’ Njeriu i përgjigjet pozitivisht.

Atëherë i thotë: ‘O djalë i vëllait tim, shtoje kërkimin e faljes me bamirësi ndaj saj’ dhe njeriu u largua.

Ata’ Ibën Jesari (një nga nxënësit e Ibën Abbasit) e pyeti: ‘O kushëriri i të Dërguarit të Allahut, përse e pyete a e ka nënën gjallë?’

Ibën Abbasi i përgjigjet: ‘Betohem në emër të Allahut se nuk di për vepër tjetër e cila mund më tepër të të afrojë ndaj Allahut se sa bamirësia ndaj nënës.’

Autor: Nedim Botić
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-