Bie nga çatia një punëtor në Prizren, dërgohet në QKUK

Opoja.net Opoja.net Kronika

Sot në orët e pasdites, një 65 vjeçar ka renë nga çatia teksa ishte duke punuar. Rastin në fjalë e ka konfirmuar për TV Prizrenin, zëdhënësi i policisë, Vesel Gashi.

Ai njofton se, viktima përderisa ishte duke punuar mbi çatinë e nje shtëpi në lagjen “Kurilla”, si pasojë e pakujdesisë dhe mos sigurisë bie nga çatia duke pësuar lëndime të rënda trupore.

I njëjti dërgohet për në Spitalin e Prizrenit, ku dhe i jepet ndihma e parë mjekësore dhe më pastaj përcillet për në QKUK, për tretman të mëtejmë.

Në vendin e ngjarjes ka dal policia, Prokurori i shtetit dhe kryeinspektoriati i punës./tvprizreni.info/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-