Opoja.net

Biznesmeni Burim Piraj, porosit popullinë të mos mashtrohen gjatë zgjedhjeve

Opoja
Biznesmeni Burim Piraj, porosit popullinë të mos mashtrohen gjatë zgjedhjeve

Biznesmeni i njohur nga Dragashi, Burim Piraj, ka publikuar sot një status në facebook, ku ka ka bërë me dije se një politikan i njohur i paska mbetur borxh, që nga viti 2011. “Ka politikanë të rangut të lartë që fjalë më kanë dhënë, se mi kthejnë e kanë marrë para nga unë. Unë me naivitetin tim iu kam besuar, se vetë jam i fjalës dhe besës.

Por, kurrë nuk ma kanë kthyer borxhin, sot e kësaj dite”, ka shkruar mes tjerash Piraj, duke porositur popullatën që të bëjnë kujdes se me kë po rreshtohen. Bëni kujdes ku po rreshtoheni e kënd do ta votoni, se ai që i bënë kabull paratë e mia të fituara me djersë, çka bën me buxhetin”, ka shkruar Piraj, i cili dikur ishte kryetar i degës së AAK-së në Dragash dhe kandidat për kryetar komune nga kjo parti.

Në insistimin e komentuesve, që ta publikojë emrin e politikanit, Piraj nuk e ka bërë këtë por është përgjigjur se bëhet fjalë për 39 mijë euro, të cilat ia kanë marrë që nga viti 2011. Ai thotë se do të vazhdojë t’ia lypë sepse ato para i ka fituar me djersë. /Radio Sharri – Dragash/Opoja.net/

Loading...

Mos i humb

Shoqata humanitare “Opoja” ndajnë 20 pako ushqimore për familjet nevojtare në trevën e Opojës

Opoja.net

Mungesa e përzgjedhjes së kompanisë përkatëse ka bërë që akoma mos të dezinfektohet objekti i gjykatës në Dragash

Opoja.net

Imami nga Dragashi jep mesazh me vlerë në këto ditë të vështira për komunën tonë

Opoja.net

Si pasojë e koronavirusit në Komunën e Dragashit ngritën çmimet e disa produkteve bazë

Opoja.net

Shfaqja e pandemisë ka bllokuar një varg projektesh në Dragash

Opoja.net

Mblidhet Shtabi Emergjent në Dragash, vendoset për masa shtesë për infeksionin COVID-19

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net