Biznesmeni Pirro Piraj ka reaguar në ‘Facebook’ për shkak se pretendon se mbeti 14 orë pa energji elektrike dhe se për më tepër Kompania për Distribuimin e Energjisë (KEDS), e gënjeu.
Piraj që është pronar i kompanisë ‘Meka’, thotë se kompania e gënjeu se po punonte për sanimin e dëmeve kur nuk po punonin fare.
“Mbrëmë më than që janë duke punuar në rregullimin sa më të shpejt të prishjes, ndërsa sot në mëngjes kur i telefonova, më than që tash nga ora 7 fillon punën ekipi dhe besoj e rregullojnë, pasi që natën nuk kanë punuar aspak!”, shkroi Pirraj, përcjell FaktePlus.
“A ka prokurori ky vend?”
“A ka kush e mbron qytetarin nga kjo papërgjegjësi totale?”, shkroi tutje.
Postimi i plotë:
Nga dita e djeshme rreth orës 17, e deri më sot në këto momente, pra më shumë se 14 orë pa energji elektrike!!
Mbrëmë më than që janë duke punuar në rregullimin sa më të shpejt të prishjes, ndërsa sot në mëngjes kur i telefonova, më than që tash nga ora 7 fillon punën ekipi dhe besoj e rregullojnë, pasi që natën nuk kanë punuar aspak!
A ka prokurori ky vend?
A ka kush e mbron qytetarin nga kjo papërgjegjësi totale?
Apo KEDS-i është baba këtu!
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.