Opoja.net

Borë në pranverë, “zbardhet” Dragashi

Pas ditëve të bukura me diell, sot me 6 maj në Komunën e Dragashit janë rikthyer reshjet e borës.

Reshjet kanë filluar me intensitet mjaft të shtuar gjatë orëve të pasdites dhe po vazhdojnë akoma [momentin që po raportojmë], përcjell Telegrafi.

Në disa video të siguruara nga Telegrafi, që janë regjistruar në fshatra të ndryshme të trevës së Opojës në Komunën e Dragashit tashmë duket se toka ka filluar të zbardhet.

Reshjet e borës në viset malore të Kosovës nuk janë të pazakonta as në këtë kohë.

Pavarësisht bukurisë që ka sjellë bora, për bujqit e kësaj ane mbetet shqetësuese dëmi që mund të shkaktojë kjo borë në kulturat bujqësore./Telegrafi/

Arrestohet anëtari i LDK-së në Dragash

Merlinda Guraj

Përleshje fizike në fshatin Blaç – Arrestohet një person

Merlinda Guraj

Përleshje fizike në fshatin Blaç – Arrestohet një person

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net