Borrell: I thash Vuçiqit tre policët që po mbahen në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte

Opoja.net Opoja.net Kosova

Shefi për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është deklaruar pas përfundimit të takimeve e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, shkruan Gazeta Sinjali.

“Takimi i sotëm është fokusuar te ajo se si të shtensionohet situata në terren, me hapa konkretë dhe si të organizohen zgjedhjet e reja dhe të kthehemi në tryezën e dialogut.

Dy liderët e kuptojnë peshën e situatës, por që kanë qasje të ndryshme të shkaqeve dhe efekteve e pasojave, e zgjidhjeve.

Jemi pajtuar për nevojën për zgjedhje të reja dhe kemi diskutuar modalitete se si të arrihet atje.

Policët e mbajtur në serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.”

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-