Botohet një roman për periudhën e luftës së Kosovës

Opoja.net Opoja.net Këndi Letrar

Kohë më parë ka dalë nga shtypi romani “Topi” i shkrimtarit Mehdi Mulaj. 

Romani “Topi” trajton një ngjarje nga lufta e fundit në Kosovë dhe përfshin periudhën nga 24 marsi i vitit 1999, në natën kur nisën bombardimet e NATO-s mbi ish-Jugosllavinë, e deri në përfundim të luftës dhe pak pas saj.  

Ky roman është i bazuar në ngjarje të vërtetë, e përcjellë nga syri i një fëmije 15 vjeç, i cili sheh tmerret dhe mizoritë e shkaktuara nga forcat militare e paramilitare serbe kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë. 

Epiqendra e romanit është topi si mjet për argëtim, i cili më vonë përgjaket dhe kthehet në kujtim dhe motivim për bashkëmoshatarët e fëmijës viktimë. 

Romani “Topi” është i mbushur me emocion dhe ka për qëllim pasqyrimin e një pjesë reale të luftës së fundit në Kosovë, si dëshmi për realitetin e hidhur të popullatës në Kosovë. 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-