BRENGAT E NJË TË PIKËLLUARI

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Një njeri i pikëlluar, e pyeti një njeri të urtë duke i thënë: O ti njeri i urtë, a ka mundësi të më sqarosh se ku është problemi im, jam tepër i pikëlluar?! I urti i tha: Dëshiroj të t’i bëj dy pyetje dhe kërkoj nga ti t’u përgjigjesh.

Njeriu i tha: Pyet. I urti e pyeti: Kur erdhe në këtë dynja, ato probleme që i ke, a i solle me vete?! Iu përgjigj: Jo.

I urti prapë e pyeti dhe i tha: Kur do ta lësh dynjanë, a do t’i marrësh të gjitha ato probleme me vete?! Iu përgjigj: Jo. Atëherë i urti i tha: Një çështje të cilën nuk e solle me vete, e as nuk do të vijë me ty, më mirë është për ty, që mos të ta shkaktojë gjithë atë pikëllim dhe ato probleme.
Bëhu durimtar në çështjet e dynjasë dhe le të jetë shikimi i yt kah qielli, më i gjatë sesa shikimi i yt kah toka, se vetëm kështu e arrin atë që e dëshiron.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-