Bresana vëndlindja ime – Shyqeri Shyqeriu

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Këndi Letrar

Ke lëshuar shtatin nën malet e sharrit.
Pran pishave të bukura.
E posht kolsamarit.

Ishe fshat i vogel.
Kishe pak shtepi.
Në mesin tënd ndodhet e vjetra xhami.

Sharri i bukur të qëndron përmbi.
Ashtu si kulmin që ka qdo shtepi.

Frymëmarrjen e ke të leht.
Nuk ke vështersi.
Lumi ty të freskon.
Edhe kur nuk bije shi.

Kur rrezet e para koretnikun rrezatojn.
Zgjohen njerzit e mir dhe punes ja fillojn.

I shkrova disa vargje.
Edhe pse sjam shkrimtar.
Jo per ti botuar.
Por pse malli më ka marr.

Malli të vret.
Malli të pret.
Mu në mes të zemres ai të godet.

Ti je fshati im.
Je vendlindja ime.
Je vendi ku me hedh shum her në kujtime.

Kujtimet jan të shumta.
Nuk di cila është e para.
Kur luajsha në oborr.
Apo kur tek në vinte halla.

Por nuk kam qka të bëj.
E till qenka jeta.
Do shkruaj për Bresanën.
Sa të ket lapsa e letra.

Autor: Shyqeri Shyqeriu

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-