Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj, ka mbajtur premtimin e dhënë para disa muajsh se do të shpërblejë me 1 mijë euro çdo punëtor të kompanisë së tij që bëhet prind.
Piraj ka njoftuar se njëri nga punëtorët e tij është bërë prind dhe ka marrë si shpërblim shumën e premtuar.
Postimi i plotë i Pirajt:
Me kënaqësinë më të madhe ia urojmë lindjen e djalit komercialistit tonë Rinor Abazi i dëshirojmë shumë shëndet, jetë të gjatë dhe të lumtur të birit të tij.
Njëherë Rinori u bë i punësuari i parë në MEKA Halal Food që iu nda subvencioni i premtuar prej 1000 EURO-ve për lindje!
Shpresojmë të kemi shumë më shumë në të ardhmen këso lajme të bukura!
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.