C-19: Familjarët e Zahadin Berishës rezultojnë negativë!

Opoja.net Opoja.net Opoja

Të dielën është varrosur Zahadin Berisha nga fshati Buçe, i cili vdiq të shtunën si pasojë e prekjes nga virusi Corona.

Përpos pikëllimit për vdekjen e tij, familjarët kishin edhe hallin shtesë, frikën se mos janë të prekur edhe ata nga ky virus, e kjo ka bërë që të ndihen edhe të diferencuar nga bashkëfshatarët e tyre. Kjo ka bërë që ata ta bëjnë testin, rezultatin e së cilit e kanë pranuar sot. Djali i të ndjerit, Labinoti, njoftoi për redaksinë e Radio Sharrit se të gjithëve iu ka dalë rezultati negativ dhe, pas kësaj askush nuk ka pse frikësohet nga ta.

“Të gjithë kemi rezultuar negativë, prandaj duam t’i njoftojmë bashkëfshatarët tanë që mos të ndruhen nga ne”, tha shkurt Labinot Berisha. /Radio Sharri – Dragash/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-