Sot përjetuam kënaqësi të veçantë . Pas faljes së sabahut, vijuesit e mejtepit shfaqen një program modest.
Na nderuan me prezencën e tyre: prof. Resul Rexhepi, i cili bëri duanë e hatmes së një grupi të vijuesëve. Më pas, vijuesëve iu ndanë certifikata nga sekretari i KBI të Dragashit, Nail Halimi.
Para faljes së Fitër-Bajramit prof. Resul Rexhepi mbajti një fjalim, dhe i priu faljes së namazit të Bajramit. Hytben e mbajti kryeimami i KBI të Dragashit, Xhafer Fejziu.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.