Certifikohen ndërmarrëse të reja nga Dragashi

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opoja

Pas një projekti (trajnimi) të  mbajtur në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash, të realizuar nga Asociacioni i gruas “Feminea” në mbështejtje nga Minisitria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, me vajza të reja të moshës 18-24 vjeçare nga kjo komunë, sot u bë certifikimi i tyre si ndërmarrëse të reja.

Në ceremoninë e certifikimit mori pjesë Drejtori i Departamentit të Rinisë, Xhevat Bajrami, i cili deklaroi se ministria është e përkushtuar për fuqizimin e rinisë, sidomos në fushën e punësimit duke u bazuar në Strategjinë Kosovare për Rini. /Opoja.net

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-