Më e mrekullueshmja që mundet njeriu ta mësojë është:
Të mësojë të dëgjojë çdo mendim, ta respektojë atë dhe nuk është kusht që t’i bindet atij mendimi.
Të mësojë të qajë, sepse të qarët është qetësim për shpirtin, me kusht që lotët e tij t’i fshijë para se t’ia shohin të tjerët.
Të mësojë që mos ta teprojë në pikëllimin dhe gëzimin e tij, sepse jeta nuk plotësohet vetëm se me një moment.
Të mësojë që mos të përzihet në gjëra që nuk i interesojnë, qoftë ajo edhe me shenjë.
Të mësojë se shoqëria është flijim, e pastaj flijim, e pastaj flijim, mirëpo nga të dyja palët anasjelltas.
Të mësojë se kur mungon logjika rritet zëri.
Të mësojë të pikëllohet tepër kur e përshëndet një shok që largohet, sepse pas përshëndetjes nuk ka takim tjetër.
Të mësojë që mos të jetë përfundimi i një shoqërie me ndonjë shok fillimi i urrejtjes së tij, nëse me të përfundon dashuria, duhet të mbetet respekti dhe nderi.
Të mësojë të jetë ylli që e kalon jetën e tij për hir të përhapjes së dritës për të gjithë, pa pritur nga asnjëri ngritjen e kokës që t’i thotë: Ju faleminderit!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.