Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Dragashit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani, lidhur me votat e ardhura përmes postës.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i KQZ-së për Front Online ka thënë se në vendimin e PZAP-së për Dragashin është këshilla juridike për ankesë në Supreme.
“Në vendimin e PZAP-it, lidhur me rezultatin e votimit jashtë Kosovës që i takon raundit të dytë Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, ka këshillë juridike sipas të cilës lejohet ankesa në Gjykatën Supreme. Prandaj, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të presim që palët t’i shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore”, deklaroi zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi për Front Online.
Për këtë Elezi ka bërë të ditur se po presin që palët t’i shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar duke e quajtur vendimin e PZAP-së skandaloze.
Ndryshe, PZAP ka aprovuar ankesën e kandidatit të PDK-së, për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, dhe ka anuluar të gjitha fletëvotimet e dorëzuara përmes postës për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të kësaj komune./FrontOnline
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.