Ç’të mbjellësh, do të korrësh

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Për njeriun janë fitorja dhe humbja.

Njeriu, ose ecën andej nga Zoti e drejton dhe fiton xhenetin, vendin e lumturisë së përjetshme, ose devijon dhe e humbet atë.

Ardhja e njeriut në këtë botë për t’u provuar, realizohet vetëm një herë në jetë.

Ndaj, duke u treguar të zgjuar, duhet të përpiqemi me gjithë fuqinë që kemi të shtojmë veprat e mira në këtë botë.

Ç’të mbjellësh në këtë botë, atë do të korrësh në botën tjetër.

Miqtë e Allahut e kanë vlerësuar këtë botë, si vendin e mbjelljeve dhe botën tjetër si vendin e korrjeve.

Në tefsirin “Ruhulbejan”, është tregimi i një skllavi, që bëhet shkak të zgjohet dhe të shpëtojë i zoti i tij.

Është shumë e vështirë të kthesh në rrugë të drejtë një njeri që jeton në kryengritje dhe shkujdesje.

Por, të përpiqesh të udhëzosh një njeri, që të hyjë në rrugë të vërtetë, është një vepër shumë e vyer dhe me shumë shpërblime.

Le ta përmendim këtë tregim që jep mësime shumë domethënëse dhe shton vullnetin për kumtesë në fe:

Tregohet se në Belh, një njeri i tha shërbëtorit që të mbillte grurë.

Ai mbolli elb.

Kur erdhi koha e të korrave, i zoti pa që ishte mbjellë elb, pyeti menjëherë shërbëtorin për arsyen.

Shërbëtori, duke bërë sikur nuk po e kuptonte se përse kishte ndodhur ashtu, dha një përgjigje prej naivi:

-Zotëri, mbolla elb me qëllim që të dalë grurë.

Zotëria, duke menduar se shërbëtori po tallej me të, i tha i nxehur:

-O budalla! Ke parë ti ndonjëherë që të mbillet elb dhe të korret grurë?

Shërbëtori, i cili kurrë nuk ia kishte bërë fjalën dysh të zotit dhe që kish treguar gjithnjë kujdes dhe kishte punuar shumë për të, po përpiqej me çdo kusht të shpëtonte dhe të thoshte të vërtetën.

Kur mendoi se ishte koha e duhur, dha një përgjigje të tillë, që aty e tutje ndryshoi gjithçka:

-Atëherë, o zotëri! Si shpreson se do të meritosh mëshirën e Zotit, ndërkohë që i kundërvihesh gjithnjë Atij?

Pas kësaj përgjigjeje, i zoti u shtang i tëri.

Kjo ishte një fjalë e vërtetë, qortuese dhe që ndikon thellë në brendësinë e njeriut.

Shërbëtori ishte i vetëdijshëm dhe i sinqertë me sjelljet e tij.

Duke ndikuar që zotëria i tij të zgjohej, dëshironte me gjithë zemër që ai të shmangej nga kundërvënia ndaj Allahut.

I zoti u ndikua shumë nga kjo përgjigje, e ndjeu veten fajtor dhe nisi të pendohej.

Iu mbështet Allahut dhe i bëri istigfar Atij, duke u penduar për kryengritjet që i kishte bërë Atij prej vitesh.

Pastaj, i dha lirinë skllavit të vet, që kishte dhënë këtë përgjigje kaq domethënëse, që u bë shkak të zgjohej dhe të shpëtonte.

Adhe ai edhe i zoti arritën shpëtimin.

Ja pra, përpjekja që tregohet për të shpëtuar një njeri!

Ja pra, kujdesi që tregohet për kumtin islam!

Ja pra, mençuria dhe zgjuarsia!

Mbi të gjitha, qëllimi i pastër!

Pastaj, sinqeriteti, zgjuarsia dhe përpjekja!

Dhe pastaj, me këtë metodë, të përgatisësh zemrën që të ta pranojë Zoti!

Çfarëdo që të ketë mbjellë njeriu në këtë botë, atë do të korrë në tjetrën.

Bota është ara e ahiretit.

Në arë duhet të mbjellësh gjëra të mira.

Duhet të krijosh miqësi për hir të Allahut dhe duhet nisur rrugëtimi drejt Tij.

“Ruhulbejan”, lidhur me veprat e mira dhe sjelljet e bukura, në et-Tevilatun-Nexhmijje, thuhen këto:

“Për njerëzit e imanit dhe të veprave të mira do të ketë një shpërblim të përshtatshëm me sinqeritetin dhe bukurinë e veprave.

Me disa nga veprat e mira arrihet në xhenet dhe në qoshqet e tij.

Këto janë ibadete fizike, që bëhen me qëllim të mirë.

Me disa nga veprat e sinqerta arrihet tek Allahu.

Ato janë ibadete shpirtërore.

Të kërkosh sinqeritetin dhe të vërtetën.

Sinqeritetin në tevhid.

Të heqësh nga zemra dashurinë për këtë botë.

Të heqësh dorë nga gjithçka tjetër përveç Allahut.

Të drejtohesh nga Allahu, me tërë qenien tënde.

Të dorëzosh tek një murshid vullnetin tënd, i cili të shpie tek e përsosura, tek sinqeriteti dhe tek e vërteta,

Ta përqafosh fort atë dhe të mos mashtrohesh nga dëshirat e kota.

Sepse ai që mbjell elb, kurrë nuk do të korrë grurë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-