Opoja.net

Dalin negative 4 mostra të dyshuara me Covid-19 në Dragash

Të nderuar qytetarë të Dragashit,

Po ju përcjellim lajmin e mirë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) për komunën e Dragashit me ç’rast nga 4 mostra 3 prej të cilave nga fshati Pllavë dhe 1 nga fshati Restelicë të cilët janë testuar për COVID – 19 të gjithë kanë rezultuar negativ në testin e bërë, pra të gjithë janë shëndoshë e mirë.

Ky është një lajm i mirë për qytetarët e Dragashit, mirëpo edhe tutje apelojmë te qytetarët që t’i përmbahen udhëzimeve të institucioneve lokale dhe qendrore sa i përket masave për mbrojtjen dhe parandalimin e COVID – 19.

Të prekurve ju urojmë shërim të shpejtë dhe se presim lajme të mira edhe për ta, pasiqë bashkërisht do ta mundim këtë sëmundje!

Qëndroni në shtëpitë tuaja, mbani distancë dhe mbajeni ambientin përreth të pastërt!

Sulmohet infermieri në Dragash – Protestojnë mantelbardhët! (Video)

Opoja.net

MSh nuk ua vazhdon kontratat infermierëve që u punësuan gjatë pandemisë

Opoja.net

Organizimet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net