Opoja.net

Dashuri e vërtete nuk janë fjalët e bukura dhe të ëmbla, por veprat

Në një shtëpi të vjetër jetonte një çift bashkëkohor jashtëzakonisht i varfër. Një natë, gruaja i kërkoi burrit të saj t’i blinte një krehër, në mënyrë që të mund t’i krihte dhe t’i mbante flokët e saj të gjatë. Burri e shikoi me një shikim të pikëlluar, duke thënë:

‘Grua e dashur, unë nuk mund të të blej krehër. Ndoshta kam nevojë më shumë ta blejë një rrip të ri për orën time, por nuk kam para të mjaftueshme as për këtë.’

Në fjalët e tij, gruaja nuk foli asgjë, vetëm e shikoi me keqardhje dhe qeshi.

Të nesërmen, pasi e mbaroi punën, burri shkoi në treg dhe e shiti orën e tij për një çmim të vogël, që me ato para t’ia blinte gruas së tij një krehër. Mezi po priste të shkonte në shtëpi dhe ta gëzonte gruan e tij me krehërin e ri.

Ai hyri në shtëpi duke e mbajtur krehërin në dorë, por kur hyri brenda, kishte çka të shihte! Ai e pa gruan e tij me flokë të shkurtuara, e cila në dorën e saj e mbante një rrip të ri për orën e burrit të saj.

Ata e shikuan njëri-tjetrin, dhe sytë e tyre ishin me lot. Jo pse kishin bërë diçka të pakuptueshme dhe të padobishme, por për shkak se ata, edhe njëri edhe tjetri, i dëshiruan tjetrit atë që dëshironin për vete, dhe, për shkak se ata i dhanë përparësi dëshirave dhe nevojave të tjetrit mbi nevojat e veta.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Dita e Arafatit – Dita më e veçantë e vitit

Opoja.net

Vlera e ditës së Arafatit: Pse agjërimi në këtë ditë i fshinë mëkatet e dy viteve?

Opoja.net

”Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq…

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net