Debat publik i Kryetarit të Komunës së Dragashit me qytetarë

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Sot më 12 qershor 2015 u mbajt “Tubimi Publik” me qytetar, ku edhe kësaj radhe interesimi i qytetarëve ishte mjaft i vogël.

Përfaqësuesi nga fshati Pllavë ishte i indinjuar për mos pjesëmarrjen e disa këshilltarëve komunal në këtë Tubim Publik, të cilët sipas tij vetëm i marrin rrogat dhe asgjë tjetër, as nuk flasin e as nuk i ngrenë problemet dhe hallet e qytetarëve. Ma mirë është që këtyre këshilltarëve – delegatëve të asamblesë komunale t’iu jepen rrogat dhe farë mos të vijnë në asamble ashtu siç po veprojnë dhe tani, u tha në tubim.

Pastaj u shfaqen një mori problemesh por nuk munguan edhe lëvdata në emër të kryetarit të komunës Salim Jonuzi.

Do të ishte mirë që problemet e ngritura në asmable edhe të zgjidhen e jo të trashën edhe më shumë, p.sh., në një asamble të jashtëzakonshme u ngritën akuza tejet serioze për ngacmim seksual nga ana e disa mësimdhënëseve dhe ky problem u hesht në asamble por në popull po reflekton edhe sot e kësaj ditë keq bile shumë keq. Pse nuk dolën me emra dhe mbiemra për këta autor amoral, a e meritojnë mësimdhënësit e tillë nëse është vërtet ajo që u tha, që të edukojnë fëmijët e kësaj komune, u tha ndër të tjerash në këtë tubim.

Burimi: Opoja piktoreske

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-